http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shitjes masive te kasave fiskale, për shkak se biznesi është trembur nga aksioni kundër informalitetit, qeveria duket se ka gjetur mënyrën dhe me kompanitë private, për te ulur çmimet e tyre. Këtë fakt e paralajmëron kreu i Komisionit te Ekonomisë Erjon Braçe sipas te cilit, cenimet aktuale te shitjes janë abuzive ndaj kompanitë po monitorohen nga dy administrata fiskale, lidhur me çmimet, zhdoganimit dhe te shitjes ne treg. Kreu i ekonomisë thotë se ka raste te evidentuara qe bizneset ne bashkëpunim edhe me kompanitë e kasave qe kryejnë evazion, ndaj aksioni do te përfshije edhe kompanitë qe operojnë ne treg. Janë nje sere kontratash te lidhura nga qeveria e mëparshme, te cilët ne thelb rrisin barrën e kostove ndaj biznesit. Një prej këtyre kontratave është blerja me detyrim e këtyre pajisjeve ne tregun vendas dhe jo jashtë shtetit, ku çmimi është disa here me i lire.