http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me ardhjen e festave te fundvitit ka nje prirje per rritje çmimesh ne tregjet e fruta-perimeve. Ndaj nëse do te konstatohet rritje abuzive ne prag festash do te krijohet edhe nje treg alternativ, ku konsumatorët do te blejnë produktet me çmime shumice. Sipas Ministrit Edmond Panariti, tregtaret duhet te tregohen miqësore me konsumatorët dhe te ofrojnë mallra me çmime te reduktuara ne këto dite festash. Ndërsa drejtoresha e tatimeve Briseida Shehaj, tha se puna ne terren ka nisur qe ne dt 1 dhjetor mbi kete fenomen. Ajo u beri thirrje konsumatorëve te denoncojnë rastet kur konstatojnë çmime abuzive ne tregje.