http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Temperaturat e ulëta qe mbuluan vendin ditët e fundit, kane shkaktuar dëme te mëdha ne frutikulturën e zonës se Korçës. Fermerët shprehen te shqetësuar per situatën dhe kërkojnë zgjidhje nga shteti. Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ishte ne disa fshatra nga ku premtoi kompensim. Ditët ne vazhdim, tha Panariti, do te ketë një takim me drejtuesit e bankave te nivelit te dyte, ne mënyre qe te ndihmojnë fermerët qe janë ne kushte kredie, duke ngrire pagesat e kësteve. Ngricat e fundit ne qarkun e Korçës kane dëmtuar 1500 hektarë te mbjella me molle, qershi, dhe kumbull.