http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nëse në Shqipëri gjithmonë problem ka qenë cilësia dhe gjetja e një karburanti ku të hedhim naftë të sigurte për makinën tonë, tashmë firma prestigjioze po ofrohen të vijnë edhe në vendin tonë. Nën premtimin e cilësisë, tregtisë së lirë dhe lojës e ndershme kompania "Gulf Albania" ka nisur prezantimin në tregun tonë. Ministri i Energjisë Damian Gjiknuri tha se më e rëndësishme përpara se të bësh biznes, është që të mbrosh konsumatorin. Në vendin tonë duhet të vijnë emra dhe firma të cilat i garantojnë këto. E themeluar 110 vjet më parë, kjo kompani operon në më shumë se 100 vende të botës.