Ne kulmin e debateve për heqjen e imunitetit, opozita ka bere edhe njëherë te qarte se është pro zhveshjes nga mbrojtja ligjore. Por ne një dalje për mediat kreu socialist Rama theksoi se kushtetuta nuk duhet prekur vetëm me çështjen e imunitetit, por edhe për te realizuar një reforme te plote ne sistemin e drejtësisë. "Nisma jonë fillon nga kufizimi i imunitetit por nuk kufizohet vetëm me çështjen e imunitetit. Ne besojmë që ndërhyrja në kushtetutë nuk lidhet vetëm tek çështja e imunitetit sepse muri që mbron të korruptuarit nuk është imuniteti por pushtet politik që e ka kapur dhe po e mbyt drejtësinë. Është koha për një debat shumë sërioz dhe për një ndërhyrje serioze në kushtetetutë. Kufizimi i imunitetit është vetëm një pikënisje por jo një pikë mbërritje.
Zgjedhja e një presidenti të njëanshëm na bën të besojmë që drejtësia shqiptare mund të degradojë edhe më keq" "Nisma jonë fillon nga kufizimi i imunitetit, por nuk kufizohet vetëm me të, pasi ne besojmë se imuniteti në Shqipëri duhet ë kufizohet dhe jemi pro dhe jemi të kënaqur që qeveria erdhi në pozicionin tonë të hershëm, që kërkon ndërhyrjen në Kushtetutë. Por, ne besojmë se ndërhyrja në Kushtetuë nuk duhet të kufizohet vetëm me imunitetin, por edhe me pushtetin poltik që ka kapur drejtësinë. Qeveria nuk duhet të bllokojë procesin e vizionit tonë për reformën dhe s'duhet të përdorë imunitetin si gjethe fiku për të mbuluar degradimin e drejtësisë dhe tundimin e saj gjithnjë e më të madh për të arritur te pika që të përmbysë dhe ato institucione që i kanë mbetur jashtë kontrollit, duke e kthyer prokurorinë e përgjithshme në kopje të KQZ së tanishme". Rama tha gjithashtu se PS nuk do te pranoje një arnim te kushtetutës ndërsa sipas tij, palët mund te arrijnë kompromisin ne mënyre qe vendit ti jepet mundësia për marrjen e statusit kandidat. "Me ndryshimet që ne propozojmë, duam t'i japin vendin shansin e rrezikuar deri tani për statusin. Nëse ne, opozita dhe qeveria gjejmë konsensus për këtë paketë ndryshimesh kushtetuese që krijon garanci rrezatuese në sytë e kujtdo, jam i bindur se i japin vendit shans të plotë për ta marrë statusin, duke u thënë BE se vullneti ynë për të shkuar para miratohet në ndryshime esenciale dhe hapa të qenësishëm dhe jo një arnë këtu e një atje" Aktualisht PS ka bere publike nismën e saj për heqjen e imunitetit, duke i bashkangjitur edhe amendime te tjera te rëndësishme si pjese te reformës ne drejtësi.