Ish-presidentet: Rishikim kushtetutës - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 2

Ish-presidentet Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, shprehin shqetësim për qëndrimin me dy standarde te partive politike ndaj kushtetutës. Ne një panel te zgjeruar me ambasadore, ish-kryetare gjykatash, përfaqësues partish politike, por dhe konsititucionaliste e analiste, ish-presidenti i vendit ne vitin 2002 2007, Alfred Moisiu, deklaron se mosrespektimi i ligjit themeltar e ka zanafillën qe te mënyra e zgjedhjes se presidentit. Sipas tij, deri me tani posti i presidentit ka qene një pazar politik mes forcave politike, ndaj ka ardhur koha te ndryshohet mënyra e zgjedhjes se tij. Ndërkohë, palët propozojnë rishikimin e kushtetutës, ku zgjedhja nga populli apo konsensusi i gjere shihet si mënyra me e efektshme për zgjedhjen e presidentit. Madje, rifreskimi i kushtetutës duhet te preke sipas referuesve edhe pozitën e kryeministrit që me ndryshimet kushtetuese te vitit 2008 duket se ka cenuar sipas tyre thelbin e ndarjes se pushteteve ne vend. Ngërçi me i madh për një funksionim te sistemit ne ekzekutiv e parlament, sipas te pranishmeve, qëndron tek organizimi i brendshëm i partive. Mungesa e demokracisë se brendshme, sipas Meidanit, reflektohet me tej ne jetën e partisë. Ndërsa për Omarin, kryetari i partisë nuk duhet te jete i përhershëm, ashtu siç nuk janë pozicionet e gjyqtareve, prokuroreve, apo drejtuesve te institucioneve te pavarura dhe kushtetuese. Ne prezence te ambasadorit te SHBA, Arvizu, atij te OSBE Wolfarth, apo te Britanisë se Madhe, theksi u vu dhe tek pavarësia e gjyqësorit për një funksionim normal në sistemin e drejtësisë.

Former presidents and Rexhep Meidani Alfred Moses, expressing concern for the standard position with two political parties to the constitution. In an expanded panel of ambassadors, former chief judges, political party representatives, but konsititucionaliste the analyst, former president of the country in 2002 2007, Alfred Moses, the law states that failure originates fundamental to the manner of election the President. According to him, until now the presidency has been a political bargain between political forces, so it's time to change the way of his choice. Meanwhile, the parties propose to revise the constitution, the choice of the people or the broad consensus is seen as effective ways of electing the president. Furthermore, updating of the constitution by the rapporteurs should affect the position of prime minister by the constitutional amendments of 2008 seems to have prejudice in their essence of separation of powers in the country. Stalemate with a major operation in the executive system of parliament, according to the participants, lies with the internal organization of parties. Lack of internal democracy, according Meidani further reflected in the life of the party. As for Omar, chairman of the party should not be permanent, as are the positions of judges, prosecutors, or managers of independent and constitutional institutions. In the presence of U.S. ambassador, Arvizu, that the OSCE Wolfarth, ...

Share This Video


Download

  
Report form