http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
70 për qind e biznesit te vogël dhe te mesëm në qarkun e Korçës, nuk shlyejnë detyrimet fiskale. Një gjë e tille është bërë e ditur nga kryetari i shoqatës se sipërmarrësve te këtij qarku Albert Nasto, në një intervistë për Vizion Plus, se për shkak të konkurrencës, jo të drejtë shumë biznese kanë falimentuar. Sipas Nasto, kjo situate vjen edhe nga mungesa e kontrolleve ne këto biznese. Edhe drejtoresha e kontrollit të tatim-taksave, Mira Kaçorri, pranon se ka evazion fiskal, por jo ne përmasat qe pretendon kryetari i biznesit te vogël dhe te mesëm. Në qarkun e Korçës, sipas shoqatës se biznesit ushtrojnë aktivitetin e tyre me shume se 6200 biznese te vogël dhe te mesëm, një pjese e te cilëve ushtrojnë aktivitetin e tyre ne shkelje ligji.