“Spiun fiskal” për luftën ndaj evazionit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Beni kujdes?pranë dyqanit, restorantit, lokalit apo biznesit tuaj do te ketë ?spiun fiskal?, qe do te raportojnë te gjitha rastet kur ju si tregtare nuk zbatoni ligjin. Ministri Shkëlqim Cani paralajmëroi se per pak dite, këta individë do te shpërndahen ne te gjithë Shqipërinë per te patur ne kontroll territorin dhe per te luftuar evazionin. Do te ketë kontrolle pas kontrollesh deri sa te merret vendimi per penalizuar subjektet qe i shmangen ligjit. Ministri i Financave ishte ne Komisionin e Ekonomisë teksa prezantoi 7 ndryshime ligjore ne ligjin për procedurat tatimore. Ne thelb te gjitha ndryshimet kane te bëjnë me ashpërsimin drastik te penalitetve, për bizneset qe fshehin te ardhurat, qe nuk deklarojnë ndryshimin e vendndodhjes, qe kapen me mall pa fature, qe nuk lëshojnë kupon tatimor apo qe kapen me punonjës te pasiguruar. Për ish-Ministrin e Financave Bode, masa te tilla do te japin efekt negativ, pasi do te rrisin korrupsionin tek biznesi i vogël e i mesëm, pasi kjo kategori do te preket me shume. Debatet per infomalitetin ne komision janë shoqëruar edhe me nje lufte nervash mes kryetarit Erjon Brace dhe ish ministri Bode, te cilët nuk i kane kursyer debatet me tone te larta mes tyre.

Share This Video


Download

  
Report form