Ambasadori turk për refugjatët e luftën ndaj ISIS - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-03-06

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Mungesa e unitetit dhe gjuhës se përbashkët mes vendeve te Bashkimit Europian për nje çështje te mprehte si ajo e refugjateve, mund te sjelle pasoja shume te renda jo vetëm per Turqinë, por për gjithë Europen dhe me gjere. I këtij mendimi është ambasadori i Turqisë ne vendin tone, Hidajet Bajrakat, i cili thekson se vendi i tij përballet prej vitesh me nje emergjence humanitare, shkaktuar kryesisht nga lufta ne Siri, ndërsa nuk është ndihmuar mjaftueshëm nga komunitetit ndërkombëtar e ne veçanti nga Bashkimi Europian. Ne nje interviste për Vizion Plus, nje dite para samitit BE-Turqi, ai thotë se unioni nuk ka lëvruar as ndihmën e premtuar prej 3 miliardë eurosh.?Për shkak te luftës ne Siri, ku deri tani 350 mije persona kane humbur jetën, Turqia ka pritur me shume se 2.5 milionë siriane, duke shpenzuar rreth 8 miliardë dollarë. Kontributi i komunitetit ndërkombëtar ne total per refugjatet ne Turqi është vetëm 417 milionë dollarë, ndërsa BE-ja ka dhëne 170 milionë. Dua te theksoj se fondi me vlere 3 miliardë euro, i premtuar nga BE-ja ne samitin e nëntorit te vitit te kaluar për azilkërkuesit siriane nuk është lëvruar ende per Turqinë.?Ai pranon gjithashtu diferencat qe ekzistojnë mes Turqisë dhe SHBA-se ne lidhje me mbështetjen per kurdët, ndërsa thekson se vendi i tij ka qene prej mbi 40 vjetësh viktime e terrorizmit, prandaj gjithmonë do te jete pararoje ne luftën ndaj tij. I pyetur ne lidhje me marrëdhëniet me Shqipërinë, ai shprehet se ato jane te shkëlqyera, edhe pse ka ende vend per përmirësim. Ndërsa ne lidhje me mbledhjen e programuar mes qeverive te dy vendeve, Bajraktar deklaron se do te realizohet shume shpejt.?Jemi drejt finalizimit te Deklaratës se Përbashkët per Këshillin e Partneritetit Strategjik me ministrinë e Jashtme te Shqipërisë dhe shpresoj se mbledhja e përbashkët e qeverise do te realizohet shume shpejt. Bashkëpunimi ne nivel politik, ekonomik, ushtarak e kulturor do te thellohet me tej?.Ambasadori foli edhe per bashkëpunimin mes Turqisë e Shqipërisë ne nivelin e sigurisë dhe mbrojtjes si dy anëtare te NATO-s, por edhe per lidhjet e forta kulturore mes dy vendeve, te reflektuara se fundmi edhe ne popullaritetin e telenovelave turke ne Shqipëri, te transmetuara edhe ne Vizion Plus.

Share This Video


Download

  
Report form