http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Vrasja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen 10 në Korçë, është zbardhur nga policia përsa i përket identifikimit të viktimës dhe autorit të ngjarjes.Viktima është shtetasi Altin Balliu, 30 vjeç nga fshati Slabinje i Pogradecit.Policia ka bërë të mundur edhe identifikimin e autorit të ngjarjes, i cili është banues në lagjen nr.10 të qytetit aty ku ndodhi dhe krimi.Bëhet fjalë për Olger Mustafa, i cili ka precedentë penalë të mëparshëm. Në vitin 2010 ai ka qëlluar me 12 plumba me kallashnikov ndaj shtetasit Majkëll Hysolli dhe për këtë krim ai u dënua për plagosje të rëndë me dashje.Ndërkohë janë zbuluar edhe detaje nga ngjarja.Viktima ishte duke brenda në lokal duke pirë me një grup miqsh ndërsa kishte zënë rrugën me makinë.Autori I vrasjes kërkonte të kalonte por rruga ishte e zënë çka solli dhe një sherr mes tyre.Pas sherrit autori largohet dhe rikthehet disa minuta më pas I armatosur.Ai qëlloi në drejtim të tyre, por plumbat kapën në kokë 30-vjeçarin Altin Balliun duke e lënë të vdekur.