http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
180 ton ndihma humanitare i janë dhuruar Shqipërisë nga qeveria e mbretërisë arabe. Vendimi është ndërmarrë ne ndihme te personave ne nevoje e sidomos për banoret e goditur nga përmbytjet dimrin e shkuar. Avioni i pare mbërriti ne orët e para te kësaj te mërkure, ndërkohe qe ne tre ditët e ardhshme pritet te vijnë edhe tre avionë te tjerë. I pranishëm ne pritjen e ndihmave ne aeroportin kombëtar ?Nene Tereza? ishte dhe ambasadori i Arabisë ne Shqipëri, si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile. ?Qeveria e Mbretërisë se Arabisë Saudite për shkak dëmeve ekonomike qe u shkaktuan nga dimri i kaluar dhe për çdo nevoje ne vazhdim, dërgoi 180 ton ndihma humanitare te cilat konsistojnë ne 3800 paketa ushqimore, 900 çadra strehimi, 4000 copë batanije shiu dhe 1200 dyshek.Nuk është me e fshehte për askënd se Mbretëria e Arabisë Saudite është një shtet lider ne nivel botëror per sa i përket shpërndarjes se ndihmave ekonomike. Siç dihet, qeveria saudite nisur nga përgjegjësitë e saj ndërkombëtare si dhe duke u solidarizuar me popullin shqiptar e ka mbështetur Shqipërinë qe ne fillimet e viteve ?90 duke kontribuar ne zbatimin e shume projekteve zhvillimore dhe duke financuar projekte infrastrukturore te ndërtimit te rrugëve?.Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile Shemsi Prençi shpjegon mënyrën e shpërndarjes se këtyre ndihmave.Ndihmat do t?u jepen familjeve ne nevoje, te cilat kane mbetur te dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore. Ndërsa pjesa qe do te mbese, do te qëndroje ne depozitat e rezervave te shtetit për t?u përdorur ne rast te emergjencave civile.