Haxhinasto për autostradën Tiranë - Elbasan - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërprerja e punimeve në autostradën Tiranë - Elbasan rrezikon prishjen e kontratës me kompaninë greke e cila ka fituar kontratën për këtë aks. Ky paralajmërim është bërë nga vetë Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, i cili tha se firma ?Aktor? ka shkelur kontratën dhe për këtë do të penalizohet. Ministri nuk përjashtoi mundësinë e kontraktimit të një tjetër kompanie për përfundimin e këtij segmenti rrugor. Ka më shumë se dy javë që punimet në rrugën Tiranë - Elbasan pothuajse janë ndërprerë ose vijojnë më ritme të ngadalta. Afati për mbylljen e punimeve ishte fundi i vitit 2015-të, por rrëshqitjet e dheut në disa pjesë të segmentit kërkojnë një buxhet shtesë prej 25 milion eurosh. Sikur të mos mjaftonin këto probleme, firmat nënkontraktore ankohen se kompania aktor nuk i ka paguar çka ka krijuar një situatë kaosi ku një pjesë punimeve janë lënë në mes, dhe po ashtu probleme ka patur edhe në qarkullimin e mjeteve.

Share This Video


Download

  
Report form