http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreu i Antikrimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, Lutfi Minxhozi dhe dy ekspertë të tjerë të policisë, dhanë detaje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me shkeljet ne tenderin e autostradës Tiranë-Elbasan.
Minxhozi e ekspertët u pyetën nga prokuroja Elisabeta Ymeraj lidhur me hetimet që kanë kryer në polici pas kallëzimit të bërë nga ministri Damian Gjiknuri.
Në pranga për segmentin Tiranë Elbasan ranë ish-drejtorit i autoritetit të rrugëve Dashamir Xhika dhe dy vartësit e tij Albens Alite dhe Aksel Qurduka. Xhika kërkoi ndryshim të masës së sigurimit në apelin e Krimeve të Rënda, por kërkesa u hodh poshtë nga gjykata.
Një ditë më parë ministri Damian Gjinkuri, dëshmoi në prokurorinë lidhur me auditin e bërë nga Ministria e Infrastrukturës për shkelje e konstatuara në kontratë.
Dëmi i përllogaritur nga organi i akuzës për abuzimet me tenderat dhe ndryshimet e të paktën 12 kontratave shkon në 54 milionë dollarë.