Grabitje në autostradën Tiranë - Durrës - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një grabitje spekatkolare ka ndodhur këtë të hënë ne rrugën dytësore të superstradës Tirane - Durrës. Nje makine e një firme sigurie, qe kishte mbledhur xhiron ditore te nje biznesi pranë një qendre tregtare, është grabitur nga tre persona të armatosur e te maskuar. Ngjarja ka ndodhur ne orën 10 paradite, teksa makina e cila po transportonte paratë ishte ne lëvizje drejt Tiranës, ndërsa autoret me automjetin e tyre i kishin zene prite ne këtë vend. Sapo kane pare makinën te afrohej agresoret e kane goditur ate , dhe nen kërcënimin e armeve kane marre paratë. Me pas ata janë larguar nëpërmjet rrugës dytësore ne dalje te Tiranës. Pak minuta me vone ne fshatin Berzull pranë shinave te trenit policia ka gjetur te kane djegur mjetin me te cilën kryen grabitjen i cili rezulton i vjedhur. Policia është vene ne ndjekje te autoreve, te cilët mendohet se janë larguar drejt Fushe Krujes. Policia ka shoqëruar per te marre ne pyetje dy punonjësit e policisë private, ndërkohe qe po hetohen edhe shkeljet e dyshuara qe mund të jenë kryer nga kjo kompani gjatë transportit.

Share This Video


Download

  
Report form