Halimi në Tiranë e Duma në Durrës? - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 5

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Demokratet po shkojnë drejt finalizimit te kandidaturave per bashkite me te rëndësishme te vendit, ate te Tiranës dhe qytetin bregdetar te Durrësit. Edhe pse nuk ka ende nje vendim zyrtar te lidershipit te PD, duket se ne garën per kryeqytetin mes emrave si Jorida Tabaku, Gert Bogdani e Halim Kosova ky i fundit duket me i favorizuari. Nje ndryshim ka pasur edhe ne garën per Durrësin ku pavarësisht pretendimit te republikaneve per kete bashki pritet qe Lulzim Basha te vendose te mërkurën mes kandidaturës se Ardian Mukes dhe sekretares per marrëdhëniet me publikun ne PD Grida Duma; edhe pse vete Duma i shmanget pyetjes per sa kohe qe nuk ka zyrtarizm te kandidaturës se saj. Ndërkaq gjate paradites, Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatet per disa prej bashkive te tjera te mëdha te vendit. Ne Korçe ne emër te PD do te garoje Gjergji Mero qe aktualisht mban postin e rektorit te universitetit te Korçës; per Bashkinë e Kukesit do te kandidoje Bashkim Shehu, i cili aktualisht drejton departamentin e PD per sigurinë; ne Berat Kasem Mahmutaj, ne Kuçove Myslim Haxhi dhe ne Fushe Arrez, Gezim Vata.

Share This Video


Download

  
Report form