http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Punimet për shmangien e përmbytjeve të një pjese të autostradës Tirane-Durrës, kanë bërë që një pjese e saj të bllokohet plotësisht, duke sjelle trafik te renduar për mijëra shoferë.Drejtuesit e mjeteve shprehen te shqetësuar duke thënë se humbasin shume kohe, edhe për shkak të gjendjes së keqe të rrugës ku është devijuar trafiku.Punimet ne këtë pjese te autostradës kane nisur të enjten dhe do te zgjasin deri ditën e diele.Trafiku rendohet me shume ne orët e pasdites, ku qarkullimi në këtë aks rrugor është me i madh.Kjo është hera e dytë brenda një kohe të shkurtër që rruga kombëtare Tiranë - Durrës, me fluksin më të madh të makinave në Shqipëri të, bllokohet për shkak të punimeve.