http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pavarësisht dëshirës se kryeministrit Rama qe ndeshja me Serbinë ne 8 tetor te luhej ne Shkodër, përballja zyrtarisht do te zhvillohet ne ?Elbasan Arena?. Konfirmimi ka ardhur nga Federata Shqiptare e Futbollit, e cila deklaroi se organizatorja e eliminatoreve te evropianit, UEFA ka kërkuar siguri te larte per kete ndeshje ne mënyre qe te shmanget çdo incident i mundshëm. Dita e marte mblodhi ne kryeministri drejtuesit me te larte te institucioneve te sigurisë ne lidhje me masat qe duhen mare për takimin e 8 tetorit Shqipëri - Serbi. Nje nga masat e mara ishte dhe blerja e biletave me mjete identifikimi nga tifozët ne mënyre qe te ndalohet çdo person me precedentë penale. Per sa i përket stadiumit ?Loro Boriçi? ne përfundim te tij, sipas udhëzimeve te UEFA-s pritet te zhvillohet ne nëntor një miqësore e nivelit te larte.