http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Serbisë, do të jenë në fokusin e Forumit te Biznesit të Nishit. Të premten, më datë 14 tetor, kryeministri Edi Rama, së bashku me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç, shoqëruar nga zyrtarë të lartë të dy vendeve, si dhe përfaqësues të Dhomave të Tregtisë, agjencive të zhvillimit, bizneseve dhe investitorëve të interesuar për tregjet respektive, do të jenë pjesë e këtij forumi. Mësohet se dy Kryeministrat do të nënshkruajnë Marrëveshjen për krijimin e Dhomës së Përbashkët të Tregtisë Shqipëri - Serbi, që do të ketë selinë në Tiranë. Në Forumin e Nishit do të paraqitet për herë të parë plani i përbashkët i veprimit për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili është përgatitur me mbështetjen e Bankës Botërore. Po ashtu, Forumi i Nishit do të synojë me përparësi parashtrimin e potencialeve të përbashkëta ekonomike, me synim përmirësimin e klimës së biznesit, nxitjen e shkëmbimeve tregtare dhe investimeve të ndërsjella mes dy vendeve. Forumi që nisi si pjesë e Procesit të Berlinit, synon krijimin e tregut të përbashkët të Ballkanit Perëndimor.