Masat për sfidën Shqipëri - Serbi - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas fotove të publikuara në rrjetet sociale se grupime ultras të tifozerisë serbe kanë mbërritur në Tiranë, uniformat blu janë vene ne alarm. Për t?i paraprirë çdo situate Federata Shqiptare e Futbollit do të vendosë në dispozicion të policisë listën me emrat e të gjithë tifozëve, në mënyrë që të kryhen verifikimet për ndeshjen Shqipëri - Serbi, e cila luhet më 8 tetor. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka u takua me drejtorin e Policisë së Shtetit Haki Çako, ku diskutuan masat për garantimin e rendit dhe sigurisë gjate ndeshjes Shqipëri-Serbi. Futbollistet dhe tifozët dhe serbë do te jene nen mbikëqyrje te rrepte. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Cako garantoi Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, se policia do të angazhojë të gjitha kapacitetet që të mos ndodhë asnjë incident. Sipas Cakos masat janë të shumëllojshme, nga toka dhe nga ajri. Në takim u vendos që një grup nga Polica e Shtetit dhe një grup nga Federata Shqiptare e Futbollit të bëjnë inspektimin e stadiumit dhe të ambienteve përreth, duke përcaktuar edhe veprimet konkrete për gjithë pikat e paraqitura në planin e masave.

Share This Video


Download

  
Report form