Masat për Shqipëri-Rumani - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 4

Drejtoria e Policisë se qarkut Tirane ka bere publike edhe rrugët pranë stadiumit "Qemal Stafa" qe janë bllokuar qe nga ora 14:00 e ditës se sotme deri ne orën 23:00 për ndeshjen Shqipëri-Rumani.
Sipas policisë, janë bllokuar rrugët "Dervish Hima", "Asim Zeneli" dhe rruga "Perlat Rrexhepi". Edhe pse ne një ndeshje pa shume interes çmimet e larta te vendosura nga Federata Shqiptare e Futbollit rrezikojnë te kemi nje atmosfere te vaket ne stadiumin "Qemal Stafa", por edhe te ndikuara nga rezultatet qe ka arritur kombëtarja ne 4 ndeshjet e fundit. Tribuna qendrore e stadiumit ose ajo "A", kushton 5 mije leke, tribuna "D2" 2 mije leke, 1 mije leke tribuna "d1" dhe 300 leke tribunat "C" dhe "E". Çmime shume te larta për një takim i etiketuar edhe nga media rumune si miqësore. Ndërkohë, nga Federata Shqiptare e Futbollit deklarojnë se interesimi i sportdashësve është i mire ndryshe nga sa pritej dhe janë shitur me shume se gjysma e biletave, rreth 10 mije. Paraditen e sotme, përreth stadiumit interesi i tifozëve për bileta ka qene shume i vaket, por nuk ka munguar edhe lulëzimi i tregut te zi. Takimi me Rumaninë i cili pas ndryshimit te orarit do te zhvillohet ne orën 20:00 te mbrëmjes, është i fundit i eliminatoreve te evropianit për Shqipërinë, ndërkohë qe ne muajin nëntor do te zhvilloje dy miqësore.

Police Directorate of Tirana District has made ??public the streets near the stadium "Kemal Stafa" that are locked to the day from 14:00 today until 23:00 pm for the match between Albania and Romania.
According to police, the roads are blocked "Dervish Hima", "Asim Zeneli" and street "Rrexhepi Pearls". Although in a match without much interest in high prices imposed by the Football Federation of risk to have a lukewarm atmosphere in the stadium "Kemal Stafa", but also influenced by the results that has achieved national last 4 games. Grandstand of the stadium or what "A", cost 5 thousand lek, tribune "D2" 2 thousand lek, a thousand lek tribune "d1" and 300 lek tribunes "C" and "E". Very high prices for a meeting labeled by the Romanian media as friendly. Meanwhile, the Football Federation declared that the interest of fans is otherwise better than expected and have sold more than half the tickets, about 10 thousand. Morning, the interest of fans around the stadium for tickets has been very lukewarm, but did not miss the thriving black market. Meeting with Romania who, after the schedule change will take place in the evening at 20:00, is the last of the preliminaries of Europeans for Albania, while in November, will conduct two friendly.

Share This Video


Download

  
Report form