Jehona e vizitës së Merkel - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Turneu i kancelares gjermane Merkel ne tre shtete te Ballkanit Perëndimor, ndalesa e pare e te cilit ishte Shqipëria, ka tërhequr vëmendjen e mediave ne Gjermani dhe atyre ndërkombëtare. Ato komentojnë vendimin e Merkel per te diskutuar te tjera çështje shqetësuese ne rajon, pavarësisht situatës qe po kalon Greqia.Deutsche Welle shkruan se kancelarja mbërriti ne Tirane ne mes te krizës greke dhe u takua me kryeministrin Rama, me te cilin diskutoi çështje te rëndësishme per te dy vendet. Agjencia Associated Press se cilës i referohet edhe Fox News shkruan se turi dy ditor ne Ballkan shtrihet ne tre vende, aspiratat e te cilëve per t?u bere pjese e BE-se jane komplikuar per shkak te krizës greke dhe rivaliteteve te tyre. Edhe agjencia Bloomberg ne nje analize te saj thekson se Merkel e di se destabiliteti politik ne Greqi do te shkaktonte turbulenca te tjera ne Ballkan dhe se ajo është e shqetësuar per pasojat e mundshme gjeopolitike te nje Grexit, pasi nje shtet i dështuar ne kufijtë e Europes do te shkaktonte nje Ballkan te paqëndrueshëm. Ndërsa Deutsche Welle thekson se ajo qe kane te përbashkët tre vendet e përzgjedhura nga Merkel, Shqiperia, Serbia dhe Bosnja-Hercegovina është papunësia e larte, korrupsioni i gjerë dhe elitat autoritare politike. Or ne rastin e Tiranës gjerat jane me te thjeshta, pasi Shqipëria eshte faktor stabiliteti ne Ballkan. Gunther Krichbaum, Kryetar i Komisionit të BE në Bundestag thote se vizita e kancelares ka për synim ndër të tjerash edhe kufizimin e influencës ruse në Ballkan. Me këtë vizitë kancelarja Merkel do të dëshmojë rëndësinë e Ballkanit për Gjermaninë dhe BE, mendon Dusan Reljic, drejtues i Zyrës së Fondacionit gjerman për Shkencë dhe Politikë, në Bruksel. Merkel do t?u tregojë ?lojtarëve të mëdhenj? në Lindje - para së gjithash Rusisë, por edhe Kinës dhe Turqisë se Bashkimi Evropian edhe më tej është spiranca e këtij rajoni. Per sa i perket Serbisë, progresi per integrimin varet nga përparimi ne negociatat me Kosovën, qe se fundi ka qene i ngadalshëm dhe sipas Krichbaum ne BE askush nuk do te donte nje Qipro tjetër, nje vend me probleme territoriale, pasi Serbia nuk e njeh Kosoven. Problemet ne Bosnje jane edhe me te medha ne raport me BE-ne. Në mars ka hyre ne fuqi një Marrëveshje për stabilizimin e vendit, me të cilin duhet të krijohen disa instrumente për partneritet më të fuqishëm ekonomik dhe politik mes BE dhe Sarajevës. Por kushti kryesor për funksionimin e tyre janë reformat kushtetuese , të cilat deri tani nuk janë kryer.

Share This Video


Download

  
Report form