Vuçiç intervistë para vizitës në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne prag te vizitës se tij historike ne Tirane, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ne një interviste televizive deklaron se Serbia duhet te tregohet e kujdesshme dhe te ketë raporte te mira me Shqipërinë. ?Shqipëria dhe shqiptarët janë një ?popull në zgjerim? dhe ne duhet të kemi kujdes me ta, të kemi marrëdhënie të mira?.I pyetur nga gazetari serb, Vuçiç komentoi edhe incidentin e ndodhur me dronin ne stadiumin e Beogradit. ?Ne e dimë dhe autoritetet e dinë se çfarë ndodhi, ishte pa dyshim e organizuar politikisht. Të dy, Edi Rama dhe unë, e dimë kush e bëri?.Duke u ndalur ne raportet me fqinjët e tjerë ne rajon Vuçiç theksoi se ne Maqedoni qëndrimi i saj ndaj ngjarjeve te fundit është vlerësuar nga popullsia, pasi nuk ka ndërhyre ne marrëdhëniet e brendshme. Ndërkaq ne prag te Forumit Ekonomik qe do te mbahet ne Tirane, kryeministri Edi Rama ne nje interviste per agjencinë AFP thekso rendësine e përmirësimit te raporteve dhe bashkëpunimit me Serbinë. Te dy vendet duhet te bejne progres se bashku me rrugën e paqes, bashkëpunimit dhe integrimit, u shpreh Rama.

Share This Video


Download

  
Report form