http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Beogradi zyrtar e pret me refuzim njoftimin për vizitën e zv/kryeministrit, njëherësh ministrit të jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Numri një i diplomacisë serbe ka thënë se për ardhjen e Thaçit, në një konferencë që zhvillohet nga ambasadorët e paqes, nuk është njoftuar paraprakisht dhe për këtë arsye sipas tij është mirë të anulohet. Daçiç shtoi se vetë do ta bojkotojë forumin e integrimi në BE te Ballkanit Perëndimor.?Mendoj se nuk eshte e nevojshme prania e tij. Ne kemi bërë shumë hapa në normalizimin e marrëdhënieve tona në një mënyrë që është rënë dakord reciprokisht mbi to. Për këtë nuk është rënë dakord reciprokisht. Ky është një organizim i një anshëm i qarqeve të caktuara joqeveritare. çështje të tilla serioze nuk mund të zbatohen pa u konsultuar me autoritetet shtetërore?. Gjatë ditës, zëvendësi i numrit dy te qeverise se Kosovës, Petrit Selimi, deklaroi se Hashim Thaçi do te vizitoje Beogradin me 24 prill. Ai tha se Thaci ka rene parimisht dakord te marre pjese ne nje konference per Integrimin e Ballkanit Perendimor ne BE ne fund te ketij muaji ne Serbi. Sipas tij, kjo është nje ngjarje e rëndësishme per dy vendet, qe shpresojnë se ekziston vullneti per progres ne procesin e integrimit. Selimi theksoi se Kosova i ofroi siguri presidentit Nikoliç, kryeministrit Vuçic dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Serbisë qe e kane vizituar Kosovën dhe shpreson qe i njejti trajtim do te vije edhe nga autoritetet e Beogradit. Shtypi serb shkruante se vendit i duhet te vere ne dispozicion 4 mije police per te garantuar sigurinë.