Protesta ndaj vizitës së Vuçiç - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Grupe shqiptaresh e priten me protesta kryeministrin serb Aleksander Vuçiç gjate vizitës ne Kosove, ku ai provokoi me deklaratën se Kosova është Djepi i Serbisë. Disa prej tyre sulmuan automjetet, pjese e eskortës qe shoqëronte shefin e qeverise serbe, duke i goditur ato me këmbe. Ne disa media serbe ky reagim u përcoll me nje gjuhe te ashpër, ku shqiptaret u etiketuan si egërsira me flamuj te Shqipërisë, qe thërrisnin ?UÇK, UÇK?, teksa sulmonin eskortën e kryeministrit serb. Ndonëse me tone me te zbutura për ngjarjen, reagoi edhe kryeministri Vuçiç. ai tha se shqiptaret tentuan ta provokonin, duke goditur automjetin e tij, por si përgjigje morën nje mesazh paqeje dhe jo konflikti. ?Disa abuzuan me fjalët, goditen makinat tona, duke besuar se këmba është me e forte se makina, por shpresoj te mos jene lënduar?, tha Vuçiç i cili sugjeroi te siguronte libra për provokuesit, ne mënyre qe te mësojnë si te sillen.

Share This Video


Download

  
Report form