http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Vetëm pak ore, pasi u finalizua arrestimi i Sokol Mjacajt, 20 vjecarit, i cili ekzekutoi me gjakftohtësi dy turistet çek, ka nisur verifikimi i kartelës se tij kriminale si dhe i vendimeve te gjykatave qe i kane dhëne lirinë megjithëse, i riu kishte kryer disa here krime. Paraditen e se hënës Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço ka urdhëruar nisjen e inspektimit lidhur me vendimet gjyqësore dhënë ndaj tij. Kreu i drejtësisë ka urdhëruar të dërgohet grupi i inspektimit ne Gjykatën e Rrethit Shkodër dhe Gjykatën e Apelit Shkodër. Sokol Mjacaj rezulton i dënuar me pare dy here nga drejtësia. Ne vitin 2010 gjyqësori ne shkallen e pare ka vendosur fajësinë e tre te pandehurve për vrasjen ne rrethana cilësuese te 13 vjecarit Agim Lera ne bashkëpunim, duke e dënuar me burgim te përjetshëm Besnik Kodren dhe 11 vjet burg Edmond Kodren per kryerjen e vrasjes ne bashkëpunim. Ndërkohë Sokol Mjacaj u dënua vetëm me dhjete vjet nen akuzën e fshehjes se krimit dhe bashkëpunimit pjesërisht ne aktin e vrasjes. Ndaj ketij vendimi ka apeluar mbrojtja e te pandehurve, pasi vëllezërit Kodra qe nga dita e arrestimit dhe deri me sot vazhdojnë te mohojnë autorësinë e kësaj vrasje.Nga ana tjetër ne dëshmitë e Sokol Mjacaj janë dhëne detaje per mënyrën sesi dy vëllezërit kane kryer vrasjen makabre, duke e torturuar dhe keqtrajtuar 13-vjeçarin, duke i përplasur kokën pas nje guri dhe me pas e kane asfiksuar deri ne vdekje.Pala gjykuese ne Apel kryesohej nga gjyqtarja Marina Rraboshta, e cila nisur nga këto fakte ka ndryshuar cilësimin e veprës penale per te duke e dënuar vetëm per moskallëzim krimi dhe sigurimin e kushteve për kryerjen e krimit.Pas kryerjes se këtij dënimi, Mjacaj u dënua përsëri ne 2014 me 1 vit burg, pasi u akuzua per grabitje. Një muaj pas dalies nga burgu, ne 3 korrik te 2015 ai kreu nje tjetër vrasje ne Prekal te Dukagjinit, këtë here, te dy turisteve çek, te cilët kishin ardhur per te eksploruar natyrën shqiptare.