https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Vendimet për "21 Janarin" - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-23

Views 13

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
"Dy protestuesit e "21 Janarit" Ziver Veizi dhe Faik Myrtaj janë vrare nga pakujdesia". Me këtë akuze te re, shume me te lehte se ajo e Prokurorisë, ka shpallur fajtorë Gjykata e apelit dy te akuzuarit për këto vrasje, ish-komandantin e gardës Ndrea Prendi dhe ish-gardistin Agim Llupo. Por asnjë nga te pandehurit nuk do te riarrestohet pasi dënimi qe dha Gjykata e Shkalles se dyte ata e kane kryer me kohen e paraburgimit, ne një kohe qe ligji për këtë vepër parashikon gjobe deri ne 5 vjet burg. Çështja u gjykua nga një treshe gjyqtaresh te sapo emëruar ne Gjykatën e Shkalles se Dyte me relator gjyqtarin Ervin Metalla, dhe anëtar gjyqtaret Agim Bendo dhe Evjeni Sinoimeri. Sipas gjykatës ish-kreu i gardës vrau nga pakujdesia protestuesin Faik Myrtaj, kurse ish-gardisti Llupo vrau nga pakujdesia, protestuesin Ziver Veizi ndërkohë ne asnjë rresht te vendimit te shkurtuar nuk përmendej autori i vrasjes se protestuesit te trete Hekuran Deda apo te plagosjeve te ndodhura ne 21 Janar. Ne salle nuk ishte i pranishëm asnjë nga te akuzuarit përveç, Margarit Kumes, ish-shofer i Ndrea Prendi për te cilin u la ne fuqi vendimi i pafajësisë qe dha Gjykata e Tiranës. Por avokatet e dy te akuzuarve e cilësuan vendimin e Shkalles se Dyte si te pabazuar ne ligj, ndërsa deklaruan se do te ndjekin hapat e ankimit. Ndërsa zyrtarisht nga organi i akuzës behet me dije se do te presin vendimin e zbardhur te Gjykate se Apelit dhe me pas do te vendosin nëse do t'i drejtohen për rekurs Gjykatës se Larte. Prokuroria kërkoi për te pandehurit dënimin me 25 vite burg për gardistin Agim Llupo dhe 23 për ish-komandantin e gardës, Ndrea Prendi, te cilet i cilësoi fajtor për vrasjen me dashje te protestuesve Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda. Por ne muajin shkurt Gjykata e Shkalles se Pare i shpalli te pafajshëm, vendim ky qe u apelua nga Prokuroria.

Share This Video


Download

  
Report form