Dëshmitë për "21 Janarin" - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 1

"Ne 21 Janar gardistet nuk kane qëlluar me armët personale qe kane patur ne ngarkim." Ky fakt ka dale gjate procesit ndaj tre te pandehurve, Ndrea Prendi, Agim Llupo dhe Margarit Kume nga një prej gardisteve qe ishte thirrur nen cilësinë e dëshmitarit. Renis Tahiri, i cili i përkiste njësisë speciale te Gardës, ka treguar para gjykatës se kishte patur ne fillim te protestës një pistolete "TT", ndërsa ne momentin kur protestuesit kishin hyre ne ambientet e Kryeministrisë kishte marre ne furgon armen tip automatik "MP3", te cilën kujtonte se nuk ishte e tij, por e një tjetër kolegu gardist. Dëshmitari ka treguar se kishte qëlluar ne ajër me breshëri dhe me pas ia kishte dhënë armen shefit te shtabit Agim Llupo, te cilit i ishte bllokuar automatiku i tij. Gardisti tha se armen e Llupos e kishte çuar ne furgon dhe pas këtij momenti nuk kishte dëgjuar me te shtëna. Para gjykatës dëshmuan edhe dy gardistet Përparim Bashukaj dhe Ilir Duraku, te cilët deklaruan se nuk kane patur urdhër për te qëlluar, por gjithçka e kishin bere ne zbatim te ligjit. Me pas gjykata vendosi te pranoje kerkesen e ish-Komandantit te Gardës, Ndrea Prendi, për ta vuajtur arrestin shtëpiak, ne një tjetër banese. Seanca e radhës do te zhvillohet ne muajin shtator.

Share This Video

Download

Report form