http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me pranga ne duar 20-vjeçari Sokol Mjacaj vrasësi i dy turisteve çeke, mbërriti ne komisariatin e policisë se Shkodrës. Mjacaj banor i fshatit Lotaj te Dukagjinit u identifikua si autor i vrasjes së dy turistëve çekë mbrëmjen e te premtes pranë fshatit Prekal. Pas ore te tera kërkimesh forcat e policisë, ato te ndërhyrjes se shpejte dhe specialet e RENEA munden te lokalizonin vendndodhjen e autorit te krimit te rende. Ai u rrethua ne fshatin Grude e Re ne një banese dykatëshe. Policia i ka bere disa here thirrje te dorëzohet dhe me ne fund, Sokol Mjacaj ka pranuar te dale nga vendi ku qëndronte i fshehur, duke kërkuar garanci për jetën. Burime te policisë bëjnë me dije se ne momentin e arrestimit, 20-vjeçari nuk ka bere asnjë lloj rezistence. Vrasësi është i njohur për uniformat blu, pasi vetëm para 1 muaji, ka dalë nga burgu ku ishte dënuar me 5 vite heqje lirie për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije në vitin 2010. Dy ditë nga ngjarja e rëndë ku Michael Svatos dhe Ana Kosinova u vranë barbarisht, policia ka mësuar identitetin e vrasësit nga gjurmët e gishtërinjve të tij. Sipas rindërtimit te krimit nga ekspertet, dyshohet se turistet janë qëlluar nga brenda automjetit. Pas hyrjes në Shqipëri nga pika kufitare e Hanit të Hotit, turistët çekë u nisën drejt Thethit duke kaluar segmentin Koplik, Dedaj, Shkrel, Bogë e më pas në Theth ku kanë kaluar mbrëmjen në një kamp. Më pas kanë vazhduar udhëtimin e tyre dhe mesditën e së premtes kanë fotografuar vaskat natyrale të fshatit Nerlys. Rreth orës 14:00 udhëtimi i tyre ka vijuar drejt fshatit Bregu i Lumit, ku kanë përshkuar të gjithë luginën e Shalës dhe pasdite janë ndaluar në një tjetër kamp në Malin e Shoshit. Këtu turistët janë ftuar të qëndrojnë nga pronari i kampit, por ata nuk kanë ndaluar duke thënë se do të vazhdonin udhëtimin drejt Shkodrës. Dyshohet se në një zonë, e cila nuk ka shumë banesa, autori i krimit nën kërcënimin e armës, u ka dalë para turistëve dhe ka hipur në mjetin e tyre me qëllim grabitjen. Pasi ka udhëtuar per pak kilometra me dy turistet, 20-vjeçari Mjacaj ka hapur zjarr me autmatik. Agresori në panik e sipër është larguar duke lënë edhe armën e krimit në vendngjarje.