http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministria e Jashtme e Çekisë ka reaguar për vrasjen e dy turistëve çekë në fshatin Prekal. Zedhenesja e kësaj ministrie Michaela Lagronova, deklaroi se kjo ngjarje po hetohet si një krim. Viktimat, nje burrë dhe nje grua u gjeten te vrare ne automjetin e tyre ne veri të Shqipërisë pranë qytetit të Shkodrës, ne nje zone e cila tërheq shumë turistë?, tha zedhenesja. Ministria thekson se situata e sigurisë ne Shqipëri është përmirësuar ndjeshëm ne 10 vitet e fundit dhe është nje nje nivel me shtetet evropiane, por thekson se duhet pasur kujdes me lëvizjet ne zonat malore ne kufi me Kosovën dhe Malin e Zi. Ndërsa konsullja çeke në Tiranë, Radka Calabkova u tha mediave çeke se turistët kane qene viktima te një krimi të dhunshëm, që nuk duhet të ndodhte. ?Ky është një rast i jashtëzakonshëm?, tha Calabkova, e cila ka vetëm tre muaj që kryen detyrën e konsulles në Tiranës. Ajo shtoi se hetimi është ne fazat e para dhe se ambasada çeke nuk disponon më shumë informacion. Si zedhenesja e ministrisë, edhe konsullja çeke ne Tirane, sollën ne kujtese rastin e tre turisteve ceke te zhdukur 14 vite me pare, fati i te cilëve nuk dihet ende. Lajmi per vrasjen e turisteve çeke eshte publikuar edhe nga shume media nderkombetare.