Mallkimi i turistëve çekë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-30

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çekët janë turistët e vetëm që nuk mungojnë në Alpet Shqiptare. Por pasioni i tyre i forte për natyrën mbresëlënëse te veriut është pasuar nga nje fat i keq. Toka shqiptare duket se është kthyer në një mallkim për ta. Vitet e fundit, numri i turistëve çekë që kanë humbur jetën arrin në 5. Në vitin 2001, tre studentë çekë Mihal Pavelka, Jan Pavelka dhe Lenka Tuckova u zhdukën në mënyrë misterioze në Dukagjin. Ende sot e kësaj ditë edhe pse kërkimet kanë qenë të shumta, nuk ka asnjë informacion mbi fatin e tyre. Dyshohet se ata janë vrare per grabitje dhe me pas trupat e tyre janë fshehur. Ne 1 qershor 2014, David Polack, humbi jetën në Dukagjin pasi makina e tij ra aksidentalisht në greminë. Viktima bashkë me dy persona te tjerë po shkonte për ne ujëvarën e Syrit te Kaltër, një nga zonat turistike në Komunën e Shalës. Tre muaj më vonë ne 15 gusht, turistja çeke Martina Mala mbeti e plagosur në një lokal të Velipojë, gjatë një festë që po zhvillohej atje. 8 maj 2015. Një tjetër turist çek i shtohen listës së personave që humb jetën teksa bënte rafting në lumin Kir. Adama Baron 26 vjeç ishte së bashku me gruan kur u rrëmbye nga rrjedha e forte e lumit. Trupi i viktimës u gjet ne një dite me pas nga polumbaret e RENEA-s. Ngjarja e fundit dhe më e rënda u shënuar mbrëmjen e tre korrikut, ku dy turistë çekën u qëlluan me kallashnikov në Prekal të Dukagjinit.

Share This Video


Download

  
Report form