Ambasada Çeke: Marreveshja ishte nje zgjidhje miqesore - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-26

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ne nje kohe kur opozita vijon akuzat ndaj qeverise per marreveshjen e arritur me kompanine e energjise CEZ, Ambasada Çeke ne Tirane ka reaguar duke i rikujtuar opinionit publik, se kjo marveshje eshte nje kompromis i arritur mes paleve negociatore. Nepermjet nje deklarate per shtyp te Selise se Ambasades, thuhet se Qeveria Çeke ka kërkuar zgjidhje miqesore te ngercit te krijuar, pasi kjo i sherben mardhenieve dypalëshe. Në vijim të shumë deklaratave aktuale publike që adresojnë marrëveshjen e arritur ndërmjet Qeverisë Shqiptare dhe shoqërisë Çeke ?EZ, a.s., Ambasada e Republikës Çeke në Tiranë dëshiron të kujtojë se Qeveria e Republikës Çeke gjithnjë ka kërkuar një zgjidhje miqësore të mosmarrëveshjes që korrespondon me marrëdhëniet miqësore ndërmjet dyvendeve dhe mbështetjen e gjatë dhe të fortë të ofruar nga Republika Çeke aspiratave të anëtarësimit në BE të Republikës së Shqipërise. Ne deklaraten e shkurter per shtyp, Ambasada Çeke kujton se kjo marreveshje eshte bere edhe me mbështetjen e sekretariatit te energjise ne Vjene, si dhe te Bankes Boterore dhe Fondit Monetar Nderkombetar. Republika Çeke vlerëson asistencën e dhënë nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në lehtësimin e negociatave ndërmjet palëve dhe inkurajimin e vazhdueshëm në drejtim të të dyja palëve nga partnerët e tjerë ndërkombëtarë si Bashkimi Europian, Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar për një zgjidhje të mosmarrëveshjes jashtë gjykatësPak dite me pare edhe perfaqesues te Bankes Boterore vleresuan marreveshjen mes Qeverise dhe ÇEZ, duke e quajtur ate te drejte.

Share This Video


Download

  
Report form