https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT" /> https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusT"/>

Kapet biznesmeni për vrasjen. 120 mijë euro për "kokën" e Piro Bares - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ilir Karçini, biznesmen në fushën e gazit është arrestuar nga policia e Tiranës pasi dyshohet se është personi që ka porositur vrasjen e biznesmenit tjetër të hidrokarbureve, Piro Bare, një ekzekutim ky që dështoi për shkak të arrestimit nga policia te vrasësit me pagesë Julian Sinanaj. Dyshohet se i arrestuari kishte vënë si pagesë një shumë marramendëse prej 120 mije eurosh për të realizuar vrasjen e biznesmenit nga Durrësi, krim që sipas policisë dyshohet se kishte si shkak konkurrencën. Ky fakt ka dalë nga dëshmitë qe vrasësi me pagesë, tashme i penduar Julian Sinanaj ka bërë në polici, pas arrestimit. Ilir Karçini është aksioner i vetëm në firmën e gazit që ai administron, Prima Gaz ndërsa me biznesmenin tjetër Piro Bare kishte konflikte prej disa vitesh. Policia e arrestoi atë pas hetimeve që ka nisur Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka arritur të marrë paraprakisht në Gjykatë edhe masën e sigurisë. Arrestimi i Karçinit është bërë në banesën e tij në kryeqytet dhe nën masa të larta sigurie është përcjellë në Drejtorinë e Tiranës ku i është nënshtruar pyetjeve dhe ballafaqimit me provat e dhëna kundër tij. Sipas dëshmisë së Sinanajt vrasja e biznesmenit Bare, ishte marrë përsipër prej tij si dhe nga një tjetër i ri Ndriçim Gjokona, i cili në fund nuk pranoi të ishte pjesë e planit. Ishte pikërisht Gjokona që pasi mori kërcënime nga Sinanaj, e denoncoi atë në polici, duke sjellë arrestimin dhe dështimin e planit të ekzekutimit. Ndërkohë që ndërmjetësi mes vrasësit dhe porositësit dyshohet se ka qene shtetasi nga Vlora Andon Mehilli, i shpallur në kërkim. Biznesmeni nga Durrësi ishte planifikuar të vritej pikërisht në datën 25 janar, pak para se Sinanaj të arrestohej, ndërsa me vete kishte armët me të cilat do të kryente krimin si dhe një aparat ku kishte fotografuar biznesmenin. Edhe në vitin 2011, Piro Bare i shpëtoi një atentati me tritol në makinën e tij. Pas arrestimit të Sinanajt policia gjeti në banesën e tij me qira te "Rruga e Kavajës" një arsenal i plotë armësh, bomba e municione, të cilat i përdorte për të kryer vrasjet me pagesë. Dëshmia e tij para hetuesve ka hedhur dritë për të tjera atentate të ndodhura vitet e fundit në disa qytete, për të cilat shpesh here janë cilësuar si ngjarje pa autor. Por përveç dëshmisë së Sinanajt prokuroreve do u duhen edhe të tjera prova për të vërtetuar thëniet e tij, ndërsa publikimi i disa të dhënave nga policia duket se ka ndikuar në prerjen e lidhjeve të pjesëtareve të tjerë të këtij grupit, të cilët i janë larguar.

Share This Video


Download

  
Report form