Arrestohet gjyqtarja e Kurbinit - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Korrupsioni ke çuar ne pranga nje gjyqtare dhe nje avokat ne Kurbin. Policia ka arrestuar ne flagrance paraditen e kësaj të enjteje gjyqtaren Parashqevi Ademi dhe avokatin Gjovalin Prendi. Të dy zyrtarët u arrestuan në flagrancë, teksa po i merrnin një shumë prej 2 milion lekësh një qytetari, te cilit i kishin premtuar t?i zgjidhnin një çështje gjyqësore. Gjyqtarja Parashqevi Ademi dhe avokati Gjovalin Prendi ishin nen survejim prej disa ditësh, pasi denoncimit te bere nga vete qytetari per veprimtarinë e tyre. Ndërhyrja e forcave te policisë është bere ne nje lokal pranë ambienteve te gjykatës, vetëm pak momente pasi qytetari kishte dorëzuar paratë. Ademi dhe Prendi akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar edhe shumen e parave prej dy milionë lekësh. Ndërkohë brenda 48 orëve pritet mbledhja e këshillit të lartë të drejtësisë, për të shqyrtuar rastin e gjyqtares. Ky është arrestimi i dyte ne radhët e gjyqësorit shqiptar. Pak dite me pare u arrestua gjyqtari i Gjykatës se Sarandës Rasim Doda, per te cilin u vendos si mase sigurie 30 dite burg.

Share This Video


Download

  
Report form