Shkarkohet gjyqtarja Altina Xhoxhaj - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-05-15

Views 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të përjashtojë anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Altina Xhoxhaj nga sistemi i drejtësisë. Vendimi i shpallur pak minuta më parë nga trupa gjykuese, vjen pas një hetimi administrativ të Komisionit, sipas të cilit u vu re se gjyqtarja Xhoxhaj nuk justifikonte pasurinë e saj të paluajtshme.



Për të mbërritur në këtë vendim, Komisioni mori disa ditë kohë, pasi shqyrtoi disa dokumente shtesë të dorëzuara nga gjyqtarja Xhoxhaj. Ndërkohë, më herët Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi rikonfirmimin në detyrë të Fatjona Memçajt, si prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë. Pas hetimit, rezultoi se prokurorja nuk ka fshehur pasuri, është e aftë profesionalisht e për pasojë është e përshtatshme të vijojnë detyrën.

Share This Video


Download

  
Report form