Ahmeti: Qeveria teknike, opsion i hapur - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i Partisë Bashkimi Demokratik për integrim Ali Ahmeti ka lënë te hapur mundësinë e nje qeverie teknike deri ne zgjedhjet e parakohshme parlamentar ne prill te vitit 2016. Këto komente Ahmeti i beri gjate nje interviste per Zërin e Amerikës. Me herët ne deklaratën e publikuar ne faqen e Komisionit Europian nuk përmendet marrëveshja, por vetëm prioritetet që duhen plotësuar per kapërcimin e krizës politike.?Jeni të vetëdijshëm se për përsëritjen e rekomandimit për hapjen e negociatave nevojitet që të tejkalohet kjo situatë. Gjithashtu në vendin tuaj duhet të punojmë në frymën e bashkëpunimit, për kompromis më se të nevojshëm politik, për ta pasur bilancin e nevojshëm mes palëve të caktuara, grupeve të ndryshme në shoqëri dhe prandaj ramë dakord te parashikojmë një periudhë tranzicioni dhe që deri në fund të prillit të vitit të ardhshëm, do të ketë zgjedhje të parakohshme?.Vëmendja është përqendruar edhe tek kodi zgjedhor.?Është e rëndësishme që vendi të përgatitet, bëhet fjalë për kod të mire zgjedhor, rishikim te listës se votuesve, për respektim të të drejtave të minoriteteve. Gjithashtu do të jetë shumë e rëndësishme që të pranohen të gjitha rekomandimet e komisionit evropian që kanë të bëjnë me pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e mediave?.Pavarësisht marrëveshjet qe pritet te finalizohet me 10 qershor ne Bruksel, mbështetësit e qeverise dhe opozitës vijojnë te qëndrojnë ne çadrat përpara selisë qeveritare dhe parlamentit.

Share This Video


Download

  
Report form