Largimi i Gruevskit, Maqedonia me qeveri teknike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në mes të janarit, Maqedonia do të ketë qeverinë teknike. Deklarata është bërë nga kryeministri i vendit Nikolla Gruevski për mediat vendase. Kreu i qeverisë tha se ai do të japë dorëheqjen javën e ardhshme, para vizitës së komisionertit për zgjerim Johanes Han, i cili ka ndërmjetësuar krizën politike në Maqedoni. ?Ju konfirmoj se qeveria e re do të zgjidhet në 15 janar dhe para kësaj date unë do të dorëzoj mandatin?, - tha Gruevski. Dorëheqja e kryeministrit Gruevski dhe formimi i qeverisë teknike në Maqedoni, ishin dy ndër kushtet që vendosi opozita maqedonase me në krye Zoran Zaev, në kuadër të marrëveshjes mes krerëve të katër partive politike. Komisioneri Johanes Han viziton Shkupin javën e ardhshme. Ai do të mbajë një takim me liderin e VMRO-DPMNE-se Gruevskin, LSDM-së Zaev si dhe Thaçin e Ahmetin në radhët e partive shqiptare, ku do te njihet dhe me progresin e bërë në bisedimet mes këtyre subjekteve.

Share This Video


Download

  
Report form