Zaev: Opozita pjese e qeverisë teknike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-01-21

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Opozita maqedonase ka bere nje hap pas ne qëndrimin e saj, duke deklaruar se do te jete pjese e qeverise teknike dhe, nuk do te mungoje ne punimet e kuvendit deri ne 24 shkurt. Kjo është data kur parlamenti maqedonas do te shpërndahet. Ndonëse lideri i LSDM, Zoran Zaev ka sqaruar vendimin e partisë per te bojkotuar zgjedhjet e 24 prillit, duket se ai ka lënë nje muaj kohe per plotësimin e kushteve per pjesëmarrjen e opozitës ne zgjedhje.?Deri në shpërbërjen e Kuvendit japim shansin që të mund të përmirësohen vendimet për datën e mbajtjes së zgjedhjeve, që të mund të plotësohen kushtet për zgjedhje të lira dhe demokratike, duke pastruar listën zgjedhore dhe kryer reformat në media. Kjo nënkupton se deri në shpërbërjen e Kuvendit ne mbetemi edhe në qeveri, edhe në kuvend?.Partia ne pushtet VMRO-DPMNE reagoi pas deklaratës se Zaev, duke përsëritur se zgjedhjet do te jene te lira e te ndershme dhe se Maqedonia nuk mund te mbetet peng i interesave personale te disa partive. Ndërkaq, diplomatet perëndimore vazhdojnë përpjekjet per zbatimin e marrëveshjes se korrikut dhe theksojnë se zgjedhjet duhet te jene gjithëpërfshirëse.

Share This Video


Download

  
Report form