http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të rinjtë që kërkojnë punë dhe sipërmarrësit që kërkojnë punëtorë, kanë tashme edhe një mundësi të re punësimi. I hapur ditët e fundit në Tiranë, Panairi i Punës në Expo City, vjen në kohën e duhur, periudhë e cila përkon me përfundimin e studimeve dhe kërkesat për një vend pune janë shumë të mëdha. Në këtë panair, nuk mund të mos mungonte edhe një nga kompanitë më të mëdha të ndërtimit në vend, Edil Al. Për drejtoreshën e marketingut, Zhaklina Rira, Edil Al është në kërkim të burimeve dhe ideve të reja.?Edil Al nuk mund të mungonte në panairin Go Pro, duke qene se është një nga kompanitë që ka stafin më të madh, por gjithmonë ne jemi në kërkim të burimeve të reja dhe pse jo të ideve të reja që shpesh sjellin në kompani idera të mbështetura nga një staf profesionist. Ne jemi në këtë panair për të promovuar edhe njëherë imazhin tonë, por nuk jemi këtu vetëm për të ne jemi këtu për të përforcuar politikat e punësimit.?Me një eksperiencë 16-vjeçare në treg dhe një nga kompanitë lider në fushën e ndërtimit Edil Al, synon të zbusë nje nga fenomenet më të mëdha në vend, siç është papunësia.