http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Covid-19 dha një efekt domino në të gjithë sektorët e ekonomisë, ku problemi më i mprehtë që la pas ështe ai i largimit të punonjësve nga puna.Ministria e Financave ka bërë publike shifrat e papunësisë në tre muajt e izolimit si pasojë e pandemisë. Në total në tre muaj, mars-prill dhe maj janë larguar 136 mijë individë nga sektori privat.Por, sipas Ministrisë, rihapja graduale e ekonomisë ka bërë që rreth 109 persona janë rikthyer në punë ose janë punësuar gjatë kësaj kohe. Ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare si pasojë e pandemisë deri më tani janë 27 mijë të papunë të deklaruar. Por në këtë shifër nuk janë përfshirë të punësuarit informalë, një fakt ky që e bën numrin e të papunëve edhe më të madhë. Përveç efekteve të izolimit, shumë biznese nxituan të largojnë punonjësit e tyre nga puna me idenë se ata do të trajtohen nga qeveria, me ndihmë shtetërore.Kjo ishte dhe një manover që numri i të papunëve të rritet ndjeshëm. Sektorët më të prekur nga ky fenomen ka qënë turizmi, ai fason, shërbimet etj.Ndërkohë, 64 mijë individë kanë marrë tre pagat minimale nga paketa e parë, ndërsa nga e dyta janë 166 mijë qytetarë që kanë marrë shumën prej 40 mijë lekë.