http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Çdo person që del nga skema e ndihmës ekonomike, por që është i aftë për punë, do të marrë më tepër para, të cilat do t?i shpenzojë për të ndjekur kurse profesionale. Kryeministri Rama tha se pas marrjes së një zanati, këta qytetarë do të mund t?i drejtohen zyrave të punës.
?Kush del nga ndihma ekonomike dhe është i aftë për punë, del nga një situatë ku merrte mesatarisht 35 mijë lekët të vjetra dhe ka menjëherë në dorë nga shteti 55 mijë lekë që të shkojë të bëjë kurs profesional. Merr një shumë të barabartë me mesataren e re të ndihmës ekonomike, që do jetë 58 mijë lekë.?
Kreu i qeverisë, tha se mandati i dytë i mazhorancës socialiste do të përqendrohet tek punësimi.
?Në çdo muaj do arrijmë që shumë njerëz t?i nxjerrim nga qerthulli vicioz i varfërisë dhe t?i përfshijmë në tregun e punës. Ky mandat i ri është mandati i punësimit, për riintegrimin në punë përmes aftësimit?
Arsimi profesional shihet si nje mundësi e mire për të ulur papunësinë në vend, duke stimuluar edhe krijimin e sipërmarrjeve të reja.