http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nuk mbarojnë vuajtjet per banoret e Marinzes. Ata janë detyruar te udhëtojnë drejt kryeqytetit për t?i kërkuar ndihme Avokatit te Popullit. Banoret ankohen se dëmshpërblimi po behet ne mënyrë selektive dhe zona vazhdon te mbetet e ndotur. Sipas Avokatit te Popullit, Igli Totozanit, banoret te cilët jane me te rrezikuar nga gazrat e dëmshëm duhet te evakuohen menjëherë. Totozani u beri thirrje institucioneve përkatëse te kryejnë analiza te vazhdueshme per nivelin e ndotjes nga gazi sulfhidrik. Ndërkohë Instituti i Shëndetit Publik i pyetur nga Vizion Plus, tha se monitorimet vazhdojnë e situata e ajrit paraqitet me e mire. Ndërsa per sa i perket ujit, ai është i kontaminuar nga gazet dhe është i rrezikshëm per shëndetin e banoreve te Marinzes.