Kurti: Protestat nuk ndalen - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-28

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Deklarata e Jabllanovicit që përfaqëson konceptin serb në qeverinë e Kosovës dhe statusi i Trepcës, janë dy pika nevralgjike, shumë më të rëndësishme se mbajtja e zgjedhjeve të reja në Kosovë.Kështu i ka cilësuar lideri i vetëvendosjes albin Kurti në një intervistë për zërin e Amerikës, dy argumentet që përbëjnë motivet kryesore të protestave të mbajtura së fundmi.?Besoj që ka gjëra për popullin, shoqërinë, kombin, shtetin tonë më të rëndësishme sesa mundësia e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Nuk po të mbetet Republika as në letër nëse tolerohet deklarata e Jablanoviçit dhe vazhdon të sulmohet Trepça. Pra, këto janë dy pika neuralgjike: Jablanoviçi si koncept serbomadh dhe në anën tjetër, Trepça, jo vetëm si krenari e popullit tonë, por edhe si shans për zhvillim në të ardhmen. Këto janë tejet më të rëndësishme se çfarëdo zgjedhjesh për të cilat unë tash as nuk dua të flas as të mendoj?.Kurti tha se protestat e reja javën e ardhshme do të jenë paqësore. Ai shtoi se tubimet nuk do të ndalen pa u përmbushur kërkesat.

Share This Video


Download

  
Report form