Nuk ndalen protestat në Rumani - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2018-08-12

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Pas protestave të dhunshme ku të paktën 400 persona mbetën të lënduar, mijëra njerëz janë mbledhur në sheshin ?Viktoria? në kryeqytetin rumun në Bukuresht. Më shumë se 20 mijë qytetarë, si dhe mijëra rumunë që punojnë jashtë vendit, iu bashkuan tubimit paqësor.



Duke valëvitur flamuj rumunë amerikanë, e të Bashkimit Europian, e duke brohoritur ?nuk largohemi?, ?hajdute? dhe ?jepni dorëheqjen?, protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit në vend.




12 protestues u lënduan lehte dy prej të cilëve u transportuan në spital. Ndërkohe 3 persona u arrestuan për shkak të përplasjes me policinë, njëri prej të cilëve iu gjet një thikë.



Ndërkohë qytetarët rumunë paralajmërojnë vazhdimin e protestave masive kundër korrupsionit dhe përpjekjeve të Partisë Social Demokratike për të dobësuar gjyqësorin. Mediat shkruajnë se miliona njerëz largohen nga vendi për shkak të korrupsionit të lartë.



Qeveria rumune konsiderohet si një nga më të korruptuarat në Evropë, ndërsa sistemi gjyqësor është vënë nën vëzhgim të veçantë nga Brukseli.

Share This Video


Download

  
Report form