Ahmetaj për investimet strategjike - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Të gjithë investitorët, të cilët do të financojnë në fushën e energjisë, turizmit, bujqësisë dhe infrastrukturës mbi 100 milion euro do të konsiderohen strategjikë dhe do të përfitojnë lehtësi nga qeveria. Ky ishte ligji i ri që prezantoi përpara Komisionit të Ekonomisë ministri Arben Ahmetaj, i cili tha se çelësi i vetëm që të rritet ekonomia, mbetet pikërisht tërheqja e bizneseve jashtë. Por vetë deputetët e mazhorancës janë treguar skeptikë për këtë ligj. Kreu i komisionit, Erjon Braçe tha se nuk zbatohet konkurrenca e ndershme për të gjithë sipërmarrësit dhe favorizohen ata, të cilët kanë më tepër para për të investuar. Këta investitorë të mëdhenj do të kenë status të veçantë dhe do të marrin menjëherë shpronësimin publik, çdo leje do të realizohet ne një kohë të shpejtë dhe me procedua të veçanta, e po ashtu kontrata e tij do të kalojë në parlament duke përfituar ne ketë mënyrë siguri juridike.

Share This Video


Download

  
Report form