Ahmetaj per drejtësine dhe punësimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-04

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj ka firmosur sot peticionin për miratimin e vetingut dhe vijimin e Reformës në Drejtësi.Ka akoma kryefamiljarë, familjarë, të rinj e të reja që kanë nevojë për punë dhe për këtë ne e dimë se perpjekja jonë nuk duhet të rreshtë. Jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë për të bërë, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë nevojë për punësim, jemi të ndërgjegjshëm që ka akoma shumë të papunë që kanë nevojë dhe të drejtë për një mundësiPrandaj, ka vijuar ai, ashtu siç këmbëngulim për reformën në drejtësi, po ashtu do të vazhdojmë të këmbëngulim për zgjerimin e punësimit.Ata që sot janë rikthyer në vendin e krimit për të penguar reformën në drejtësi janë aty dhe kundër punësimit të qytetarëve. Refoma në drejtësi dhe rritja e punësimit nuk janë dhe nuk mund të jenë kurrë të ndara.Ahmetaj shtoi se ulja e mëtejshme e papunësisë është një lajm tjetër i mirë për qytetarët dhe ekonominë.Një lajm tjetër i mirë është sipas tij edhe ulja e papunësisë tek të rinjtë, ndonëse, ka ende shumë punë për të bërë.

Share This Video


Download

  
Report form