http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka vendosur që naftëtarët e rafinerisë në Ballsh dhe në Fier do të përfitojë pagesën e papunësisë. Lajmin e njoftoi ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili tha punëtorët do tu krijohen lehtësirat e nevojshme për tu regjistruar në zyrat e punë në Fier dhe Mallakastër.
Paralelisht me këtë vendim, ministri deklaroi se qeveria mirëpret çdo investitor të ri që kërkon të vërë në punë dy rafineritë.
Në total në dy rafineritë janë rreth 1000 punëtor të cilët kanë një kalvar të gjatë problemesh financiare. Kompania IRTC qe kishte në administrim rafinerinë e Ballshit si dhe Kombinatin e Përpunimit të naftës bruto në Fier është futur në një spirale borxhesh, duke lënë pa paguar muaj të tërë rrogat e punonjësve por duke mos shlyer as palët e treta.