Beteja për dekriminalizimin - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse afati për regjistrimin e kandidateve per zgjedhjet lokale skadon te shtunën pasdite dhe tashme duket qarte se asnjë ndalese ligjore nuk do te miratohet per te penguar personat me rekorde kriminale te bëhen pjese e betejës elektorale te 21 qershorit, mbledhja e komisionit te posaçëm per dekriminalizimin ka qene e qete e pa debate. Kryetari demokrat i këtij komisioni Oerd Bylykbashi ka ftuar mazhorancen te miratoje 2 ndryshimet ne kodin zgjedhor qe PD ka depozituar ne kuvend javen e kaluar; nje ftese per te cilen mazhoranca eshte shprehur pozitivisht, por ka kërkuar kohe per te pare draftin. Por deklaratat pozitive duket se nuk do te sjellin ndonjë produkt pasi e enjtja është mundësia e fundit qe ka parlamenti per te ndryshuar kodin zgjedhor e per te ndaluar personat me precedentë kriminale te kandidojne per zgjedhjet e 21 qershorit. E ne mungese te produktit retorika politike ka dominuar mbledhjen e komisionit dhe socialistet kane denoncuar 9 kandidatet me precedentët penale qe sipas tyre PD ka zyrtarizuar për zgjedhjet lokale duke filluar nga Durrësi, Lezha e deri tek Korça. Balla ka shprehur ne emer te mazhorances vullnetin qe deri ne fund te muajit qershor te miratohen te gjitha ndryshimet ligjore per dekriminalizimin e politikes dhe administratës publike ne përputhje me vullnetin e shprehur ne rezolutën e miratuar me konsensus ne 24 dhjetor te vitit te kaluarKandidatet e PDGrida DumaQamil BojaZef HilaIlir KrosiBajazit KarriqiGjergji MeroKreshnik BozhoFran FrrokajXhelal Mziu

Share This Video


Download

  
Report form