Ali Ahmeti për sulmin në Gushnicë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-29

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Autorët e sulmit në pikën kufitare të Gushnicës nuk janë kryer nga shqiptarë e Kosovës. Kështu është shprehur kryetari i BDI-së Ali Ahmeti gjatë një takimi që ka patur me zv/kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci. Ahmeti sqaroi se informacioni se Shkupi zyrtar bën përgjegjës kosovarët nuk është i saktë. megjithatë, gjatë fjalës së tij Ahmeti tha se qeveritë mes dy vendeve duhet të shkëmbejnë informacione, nëse kanë ndonjë indicie lidhur me këtë incident. Ndersa numri dy i qeverise se Kosovës deklaroi se incidentet e këtij lloji ndikojnë vetem ne destabilizimin e situatës ne rajon. Menjëherë pas sulmit në pikën kufitare, policia njoftoi se të paktën 40 persona me uniforma me logo të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare kanë ardhur nga Kosova. Ndërkohë ne Maqedoni, superaksioni i policisë ne fshatrat Malin e Breze të Shkupit rezultoi një bllof i vërtete. Ndonëse bastisen dhjetëra shtëpi, forcat e rendit nuk kanë arrestuar asnjë person dhe nuk kanë gjetur arme e mjete te tjera të dyshimta që i implikon banoret për sulmin në afërsi të Goshnicës në kufi. Ndërkohë banorët e Malinës e kanë përshkruar atmosferën në fshat si tepër të tensionuar. sipas mediave fakti që kërkimet po dështojnë njëra pas tjetrës përforcon deklaratat e opozitës për një skenar të thurur nga shkupi zyrtar në Goshnice.

Share This Video


Download

  
Report form