Homazhe për poetin Ali Podrimja - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-22

Views 0

Pasi ka mbërritur mëngjesin e sotëm, në aeroportin e Prishtinës, trupi i pajetë i poetit të njohur Ali Podrimja, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në Francë, është vendosur në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës për homazhet e fundit. Nderimet e fundit për jetën dhe veprën e akademikut Podrimja kanë nisur rreth orës 12:00 dhe do të zgjasin deri në oren14:00. Më pas, kortezhi me trupin e pajetë të Podrimjes do të niset për në banesën e tij të fundit. Ndërkohë, sot Ambasada e Kosovës në Paris, do të mbajë një akademi përkujtimore për nder të jetës dhe veprës së poetit Podrimja. Ali Podrimja u gjet pa jetë pak ditë më parë në qytetin Lodev të Francës, ku kishte udhëtuar për të marrë pjesë në një festival ndërkombëtar të poezisë. Sipas autoriteteve franceze, poeti është ndarë nga jeta si pasojë e dehidratimit.

Once arrived this morning, at Pristina airport, the dead body of Ali Podrimja known poet, who died a few days ago in France, is located on the premises of the Academy of Sciences and Arts for paying their last. Pay their last respects to the life and work have started academic Podrimja around 12:00 and will last until oren14: 00. Subsequently, the processional with Podrimjes carcass will leave for his last home. Meanwhile, today Kosovo Embassy in Paris, will hold a memorial academy to honor the life and work of poet Podrimja. Ali Podrimja was found lifeless in a few days ago LODEVE city of France, where he had traveled to take part in an international poetry festival. According to French authorities, the poet is separated from life as a result of dehydration.

Share This Video


Download

  
Report form