Ahmeti për energjinë : Hiqen fashat, njehsim tarifave - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-27

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kompania e shpërndarjes OSSHE është e para e cila ka nisur procedurat për ndryshimin e tarifave të energjisë elektrike për konsumatorin fundor. fillimisht kjo firmë ka çuar bilancet e saj pranë entit rregullator të energjisë i cili pasi të marrë në shqyrtim situatën financiare të saj do të presë edhe kërkesën e saj për tarifat e reja. kreu i entit rregullator Petrit Ahmeti shprehet se vendimi final do të jetë në dhjetor të këtij viti. aktualisht ERE po shqyrton disa variante, ku një prej tyre është njehsim i çmimit duke zhdukur fashat. Petrit Ahmeti thotë se kryesorja në politikat e entit është që të mbrohet konsumatori por kjo sipas tij nuk mund të bëhet më në kurriz të kompanisë së shpërndarjes. mbrojtja e shtresave në nevojë duhet të bëhet nga qeveria.Aktualisht konsumatori familjar sot paguan 7.5 lekë për fashën deri në 300 kilovat orë dhe mbi këtë kufi tariforet me 13.5 lekë. 95% e konsumatorëve familjarë paguajnë vetëm për kufirin e parë.

Share This Video


Download

  
Report form